AKTUALE

Takimi në Ambasadën e Kosovës me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, William De Baets

Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, pata kënaqësinë të takoj ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kroaci, z. William De Baets, në Ambasadën e Kosovës. Gjatë këtij takimi, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në rajon, me theks të veçantë në çështjet e sigurisë në Kosovë.

Ambasadori De Baets shprehu interes të veçantë për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Kosova në kontekstin e stabilitetit rajonal. Diskutimi jonë u fokusua edhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë.

Një nga temat kryesore të takimit ishte marrëveshja trepalëshe ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën ambasadori De Baets shfaqi interes të veçantë. Diskutuam për rëndësinë e këtij partneriteti strategjik në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e sigurisë mes këtyre tri vendeve, duke krijuar një bosht stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor.

Ky takim nënvizoi edhe një herë angazhimin e Belgjikës në mbështetjen e Kosovës dhe rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për rajonin.

Banner

Related posts

Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave – priten reshje shiu dhe bore

Gjyla Halili

Taravari: Unë e udhëheq opozitën

Gjyla Halili

Kryeparlamentari Gashi nga Tirana: Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e rajonit, vendimtar për të avancuar në BE

Gjyla Halili