AKTUALE

Qeveria ndërpreu marrëveshjen për fabrikën e veturave elektrike në Tetovë

Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”.

Banner

Related posts

Vritet një person nga të shtënat në Mal të Zi

Gjyla Halili

Paraburgim dhe masa kujdesi për 23 persona, dyshohen për abuzim me ndihmën për person të tretë dhe pensionet e invalidetit

Gjyla Halili

Papa Leo XIV si shembull për ndarjen e rolit shpirtëror dhe atij politik/ Dedivanaj: Institucionet fetare të qëndrojnë jashtë proceseve politike

Gjyla Halili