AKTUALE

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, hapi zyrtarisht Pazarin e Verës

Mbrëmë u bë hapja zyrtare e Pazarit të Verës, një nga ngjarjet më të rëndësishme verore në Komunën e Tuzit. Hapjen e shpalli Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, i cili u uroi mirëseardhje qytetarëve dhe vizitorëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj veprimtarie për promovimin e kulturës, traditës dhe jetës shoqërore në komunë.

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe mysafirëve, mbrëmja vazhdoi me performancat e artistëve Ledri Vula dhe Rigersa Loka, të cilët krijuan një atmosferë të paharrueshme dhe argëtuan të gjithë të pranishmit.

Pazari i Verës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me një program të pasur artistik, kulturor dhe argëtues, i dedikuar për të gjitha moshat.

Komuna e Tuzit fton të gjithë qytetarët dhe vizitorët t’i bashkohen aktiviteteve të planifikuara dhe të bëhen pjesë e atmosferës së veçantë që sjell Pazari i Verës.

Ja postimi i plotë:

Mbrëmë u bë hapja zyrtare e Pazarit të Verës nga Kryetari i Komunës, z. Lindon Gjelaj. Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe vizitorëve, u shënua fillimi i një sezoni të mbushur me aktivitete.
Më pas, mbrëmja vazhdoi me performancat e artistëve Ledri Vula dhe Rigersa Loka, të cilët krijuan një atmosferë të paharrueshme dhe argëtuan të gjithë të pranishmit.
Ju ftojmë të na bashkoheni edhe në ditët në vazhdim për të shijuar programin e pasur me aktivitete, muzikë dhe argëtim për të gjitha moshat.

Banner

Related posts

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Shpat Kasapi la gjurmë të veçanta në muzikën tonë

Gjyla Halili

Konjufca: Seanca e përbashkët dëshmon unitetin Kosovë-Shqipëri përballë sfidave strategjike e gjeopolitike të sigurisë

Gjyla Halili