AKTUALE

Nikollë Camaj uron qytetarët me rastin e Ditës së Komunës së Gucisë

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikollë Camaj, uroi udhëheqjen e Komunës, si dhe të gjithë qytetarët e Gucisë me rastin e 5 Gushtit – Ditës së Komunës.

„Me rastin e Ditës së Komunës së Gucisë, i përcjell urimet e mia më të përzemërta udhëheqjes së Komunës, si dhe të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe mërgimtarët e shumtë dhe pjesëtarët e diasporës, të cilët mbeten të lidhur ngushtë e përgjithmonë me vendlindjen e tyre dhe që, me angazhimin e tyre, japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e saj.

Gucia është një mjedis i njohur për karakterin e saj multietnik, të kaluarën e pasur historike dhe traditën e gjatë të bashkëjetesës, të respektit të ndërsjellë dhe mikpritjes. Pikërisht e kaluara e pasur historike, e tashmja dinamike dhe vizioni për zhvillimin e mëtejshëm janë garancia më e mirë për një të ardhme të sigurt dhe të begatë të Gucisë. Këto vlera, së bashku me përkushtimin e qytetarëve dhe kontributin e diasporës, forcojnë më tej potencialin zhvillimor të komunës.

Ju uroj Ditë të gëzuar të Komunës dhe shënim të suksesshëm të kësaj date të rëndësishme.

Banner

Related posts

Flet avokati i Kreshnik Bekteshit reth arrestimit..!?

Gjyla Halili

Izet Mexhiti i përgjigjet Ali Ahmetit: Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet por po avancohet!

Gjyla Halili

Si të keni jetë të shëndetshme dhe çfarë duhet të bëni?

Gjyla Halili