AKTUALE

Skandal i paprecedentë: Qeveria VMRO–VLEN ia ndau komunitetit serb rreth 90% të granteve të destinuara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ajo që u konfirmua publikisht nga vetë përfaqësuesit e Qeverisë përbën një skandal të paprecedentë dhe një alarm serioz për drejtimin në të cilin po shtyhet shteti.

Qeveria në të cilën VLEN u përzgjodh nga VMRO-DPMNE-ja si partneri më i përshtatshëm dhe më i dëgjueshëm, rreth 90 për qind të mjeteve nga programi për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ia ka ndarë organizatave të komunitetit serb.

Marrëveshja e Ohrit, e arritur pas sakrificës dhe luftës politike të shqiptarëve për barazi, sot po përdoret nga kjo Qeveri për të financuar prioritetet politike dhe ideologjike të një komuniteti tjetër, ndërsa shqiptarëve u suprimohen mekanizmat e përfaqësimit, u hiqet gjuha nga institucionet, largohen nga pozitat drejtuese dhe zëvendësohen në administratën shtetërore.

Kur afërsisht 90 për qind e një programi përfundon në një drejtim të vetëm, kemi të bëjmë me një politikë të paramenduar të Qeverisë.

Ngjarja bëhet edhe më alarmante në një kohë kur ndikimi politik, institucional, kulturor dhe mediatik i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe” është gjithnjë e më i dukshëm në Maqedoninë e Veriut. Institucionet po vendosen gradualisht në shërbim të një agjende që e largon vendin nga karakteri i tij multietnik, nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga orientimi euroatlantik.

VLEN duhet t’u përgjigjet sot shqiptarëve:

Çfarë përfituan shqiptarët nga përfaqësimi i tyre, kur edhe paratë e Marrëveshjes së Ohrit u jepen pothuajse tërësisht të tjerëve?

VLEN nuk është më vetëm spektator i degradimit të shqiptarëve. Është pjesë aktive e mekanizmit që po e realizon atë.

BDI kërkon publikimin e menjëhershëm të listës së plotë të përfituesve, shumës së ndarë për secilin projekt, përbërjes së komisionit vlerësues, pikëve të dhëna dhe procesverbalit të vendimmarrjes.

Ky skandal duhet të hetohet institucionalisht dhe politikisht. Marrëveshja e Ohrit nuk mund të shndërrohet në instrument për avancimin e “Botës Serbe”, ndërsa shqiptarëve t’u merret çdo ditë nga një e drejtë.

Heshtja e VLEN-it përballë këtij skandali është konfirmimi më i qartë se pse VMRO-DPMNE-ja i zgjodhi pikërisht ata si partnerë në Qeveri.

Banner

Related posts

Ademi: Me Bujar Osmanin hapim rrugë për presidentin e parë shqiptar, ka mbështetje masive për idenë e Ali Ahmetit

Gjyla Halili

FRASH i kthen përgjigje Yllka Nuredinit: Ne qëndrojmë me Arben Taravarin

Gjyla Halili

Në Rosoman dhe Demir Kapi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili