AKTUALE

Mikpritje e veçantë për forumin e gruas së Aki-së në Sellcë/ Rexhepi: Gratë janë forca e qëndresës dhe shtylla e dinjitetit

Sot, përfaqësueset e Forumit të Gruas së Aleancës Kombëtare për Integrim, së bashku me kandidatet për këshilltare, u pritën me ngrohtësi nga banorët, gratë dhe familjet e fshatit Sellcë.

Në kuadër të vizitës, ato shprehën respekt të veçantë për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në historinë dhe qëndrueshmërinë e komunitetit.

“Gratë janë forca e qëndresës, shtylla e dinjitetit dhe zëri i tyre do të përfaqësohet fuqishëm në 4 vitet e ardhshme për Tetovën”, u theksua gjatë takimit.

Ky aktivitet ishte një mesazh i qartë për përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe për fuqizimin e tyre në jetën politike e shoqërore të komunës.

Banner

Related posts

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Gjyla Halili

Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Gjyla Halili

Sipas matematikave të partive tona, shqiptarët do fitojnë 40 deri 45 deputetë! Sa janë reale?

Gjyla Halili