Lajme

Ferati – Rokas: Bashkëpunimi me BE-në për zhvillim të barabartë dhe institucione më të forta

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive si një nga shtyllat themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, si bazë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Ministri Ferati dhe ambasadori Rokas folën edhe për forcimin e kapaciteteve institucionale të ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, me qëllim rritjen e efikasitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave që kontribuojnë në kohezionin shoqëror.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e barabartë të rajoneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ministri Ferati shprehu mirënjohjen për partneritetin me Bashkimin Evropian, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në iniciativa që forcojnë bashkëjetesën, zhvillimin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit.

Banner

Related posts

Drejtori i QMK Muhamed Ali: Po ndërtojmë një sistem modern për zbulimin e hershëm të zjarreve pyjore

Admin2

Milloshoski dhe Hricova: Mbështetja sllovake për integrimin evropian u konfirmua

Admin2

Besar Durmishi i përgjigjet Bujar Osmanit: Patriotizmi nuk matet me fjalë e postime, por me vepra

Admin2