AKTUALE

Azgan Haklaj: Qeveria e Tiranës bonus diplomatik qeverisë së Beogradit!

Pafytyrësia e ekuivalencave artificiale!

Në rrafshin e gjeopolitikës ballkanike, balanca e të drejtave dhe e diplomacisë konsullore mbetet një nga çështjet më sensitive, sidomos kur bëhet fjalë për hapjen e zyrave diplomatike në zona me specifika të veçanta historike e kombëtare.
Diskutimi rreth hapjes së mundshme të një Konsullate të Serbisë në Shkodër në shkëmbim apo paralel me një prani konsullore shqiptare në Preshevë apo Bujanoc nxjerr në pah një asimetri të thellë kombëtare, politike dhe historike.
Krarahasim i Shkodrës me Preshevën nuk është normale por është bonus diplomatik nga qeveria shqiptare për qeverinë e Serbisë e për këtë po bejmë një analizë krejt të thjeshtë nga pikëpamja e peshës demografike kombëtare.
Në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), shqiptarët përbëjnë popullsinë autoktone me një prani dërrmuese kompakte. Prania e një konsullate apo përfaqësie të Shqipërisë atje i shërben drejtpërdrejt mbrojtjes së të drejtave administrative, arsimore, kulturore dhe njerëzore të mijëra shqiptarëve që përballen me politika të ashpra si pasivizimi i adresave dhe diskriminimi institucional.
Nga ana tjetër, në Shkodë, qendrën e historisë, identitetit dhe kulturës veri-shqiptare, prania e pakicës serbo-malazeze është simbolike dhe administrative, pa asnjë peshë apo kërkesë organike që të arsyetojë një ngritje institucionalisht paralele me Luginën.
Nëse e shohim nga këndveshtrimi i parimit të reciprocitetit diplomatik mund të theksojmë se:
E drejta ndërkombëtare e njeh reciprocitetin, por në rrethanat e Ballkanit Perëndimor, barazimi i Shkodrës me Preshevën përdoret shpesh nga Beogradi si një mekanizëm për të krijuar ekuivalenca artificiale.
Kjo synon të paraqesë “peshë të barabartë” pretendimesh, duke zbehur të drejtën legjitime të shqiptarëve në Luginë.
Kjo levizje ndodhi pas deklaratave dhe diskursit politik të Beogradit zyrtar këto ditë.
Ky diskurs i Beogradit zyrtar dhe deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së bashku me zyrtarët e kabinetit të tij, janë si gjithmonë me dy standarde prandaj reflektojnë kontradikta të thella:
Vuçiç dhe propaganda e tij shtetërore e paraqesin hapjen e zyrave diplomatike ose iniciativat rajonale si hapa drejt “bashkëpunimit rajonal”.
Megjithatë, kjo mbulohet me një qasje hegjemoniste ku çdo lëshim apo hapje konsullate në territorin shqiptar kërkohet për të treguar prani strategjike, ndërkohë që brenda Serbisë vazhdon shtypja administrative e shqiptarëve të Luginës. Ministrat serbë (si në rastet e deklaratave të përsëritura provokuese të ministrave të linjës mbi të kaluarën ose politikat rajonale) mbrojnë me forcë idenë se Serbia nuk duhet të leshojë asnjë faktorizim të shqiptarëve në Luginë, kurse kërkojnë hapësirë maksimale veprimi në Shqipëri.
Diskurset zyrtare serbe përpiqen ta kornizojnë çështjen e Shkodrës jo si diplomaci, por si një pikëmbështetje për ndikim më të gjerë në veriun e Shqipërisë.
E vërteta që duhet mbrojtur pa ekuivok është se Lugina e Preshevës është një çështje e papërfunduar e të drejtave kombëtare shqiptare, ku prania diplomatike e Tiranës është detyrim kushtetues dhe moral.
Përdorimi i Shkodrës si kartë diplomacie ose si pikë shkëmbimi për të kënaqur orekset e Beogradit nuk është reciprocitet i drejtë.
Ai rrezikon të zbehë peshën reale të kauzës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, duke i dhënë diplomacisë serbe një terren që nuk i takon as historikisht, as demografikisht.

Banner

Related posts

“A hiç nuk po skuqeni?” – Dijana Toska kritikon VLEN-in për maqedonishten te “Skënderbeu”

Gjyla Halili

Lladrovci: Unë, biri yt Kosovë, fitore!

Gjyla Halili

Faton Ahmeti : Zyrtarisht po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël

Gjyla Halili