AKTUALE

Sela: Do ta bllokojmë foltoren derisa kryeministri të përgjigjet pyetjeve të deputetëve, po bëhet shkelje ligjore

Kryetari i Lidhjes Shqiptare dhe deputeti, Ziadin Sela, sot së bashku me deputeten Ilire Dautin kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, sipas Selës sot nuk do të ketë më pyetje të deputetëve derisa kryeministri t’i përgjigjet pyetjeve paraprake, transmeton Zhurnal.

“Sot po shkilet neni 44 pika 3 ku kryeministri është i obliguar që tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve në afat kohor prej 20 ditësh, ky afat është tejkaluar dhe kjo gjë po përsëritet disa herë. Çfarë kuptimi ka Kuvendi nëse nuk përmbushen obligimet e rregullores që dalin nga ky institucion. Ne do të vazhdojmë ta bllokojmë foltoren derisa kjo shkelje ligjore të korrigjohet dhe kryeministri t’i përgjigjet pyetjeve tona”, deklaroi sot Ziadin Sela, nga foltorja e Kuvendit.

Banner

Related posts

Prej marsit paga minimale do të rritet në 20.175 denarë

admin

Nata e parë e Kuizit “Mendo dhe Fito”

admin

Kurti dhuron gjak, bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Gjyla Halili