AKTUALE

Mickoski akuzon Filipçen: Gjatë mandatit tuaj uji ishte bakteriologjikisht i papërshtatshëm në shumë qytete, ndërsa nuk u ndërmor asnjë masë

Në seancën e sotme të Kuvendit, kushtuar pyetjeve të deputetëve, kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes së liderit të opozitës, duke komentuar situatën me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit.

Mickoski akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, se gjatë mandatit të tij kishte raporte që tregonin ujë të papërshtatshëm për konsum në disa qytete, por sipas tij nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

Ai përmendi raportet e Qendrës për Shëndet Publik në Prilep për periudhën 1–28 shkurt 2019 dhe 1–31 mars 2019, të cilat, sipas tij, evidentonin papastërti bakteriologjike dhe fiziko-kimike në ujin e pijshëm në Prilep, Krushevë dhe Makedonski Brod, ndërsa në rubrikën për masat e ndërmarra qëndronte “asgjë”.

“Jo vetëm që ju digjeshin spitalet modulare, por si mjek nuk iu përmbajtët betimit. Lejuat që qytetarët të konsumonin ujë që paraqiste rrezik për shëndetin e tyre”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri shtoi se sipas të dhënave të fundit, numri i mostrave të papërshtatshme të ujit në Gostivar është në rënie dhe shprehu pritjen që brenda pak ditësh qytetarët e Gostivarit të kenë ujë të sigurt edhe për pije.

Njëkohësisht, ai i bëri thirrje Prokurorisë që të shqyrtojë edhe raportet e viteve të kaluara dhe të hetojë nëse ka pasur përgjegjësi institucionale për mosveprim ndaj problemeve me cilësinë e ujit.

Banner

Related posts

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Medai Shaholli: Ndyshimi po vjen!

Gjyla Halili

A e gaboi bastin politik Bilall Kasami me Partinë Demokratike të Sali Berishës?

Gjyla Halili