AKTUALE

MPB alarmon qytetarët: Kujdes nga mesazhet e rreme për “Qytetin e Sigurt” – mos jepni të dhëna personale

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se gjatë periudhës së fundit janë evidentuar sulme të reja “phishing” përmes mesazheve të rreme SMS, postës elektronike, faqeve të falsifikuara të internetit, aplikacioneve mobile dhe rrjeteve sociale informon Tetovasot.

Sipas MPB-së, mesazhet e rreme paraqiten sikur janë dërguar nga Departamenti për Automjete Motorike, si njoftime nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, ku qytetarët udhëzohen përmes një lidhjeje të rreme të kryejnë pagesë për një gjoja kundërvajtje në komunikacion.

MPB apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit:

të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta;
të mos ndajnë të dhëna personale, numra të kartelave bankare, fjalëkalime apo identifikues personalë përmes kanaleve jozyrtare;
të kontrollojnë adresën e dërguesit, pasi institucionet zyrtare përdorin vetëm domenet e tyre zyrtare;
të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive;
të raportojnë mesazhet e dyshimta te institucionet kompetente ose te banka përkatëse.

MPB sqaron se njoftimet SMS për kundërvajtje të vërteta duhet të vijnë nga dërguesi “MVR-SC”. Mesazhi duhet patjetër të përmbajë targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe lidhjen duhet të jetë në formatin zyrtar:

https://safecountry.mvr.gov.mk…

Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon hetimet dhe ndërmerr masa për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtyre mashtrimeve.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti vërtetoi legjitimitetin e BDI-së përmes bllokimit të Badinterit, VLEN i akuzoi ata se punojnë kundër shqiptarëve

Gjyla Halili

Themelohet Shoqata Kulturore “Oda Kërçovare” në Kërçovë

Gjyla Halili

Vjosa Park Kombëtar/Rama: Zhvillimi nuk kërkohet tek shfrytëzimi pa kriter i natyrës

admin