AKTUALE

Abdulselam Selami zhvillon takime me qytetarët në Shkup

Këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, ka zhvilluar sot takime me qytetarët që kishin caktuar termin për bashkëbisedim në zyrën e tij.

Gjatë këtyre takimeve, Selami u njoh nga afër me problemet, shqetësimet dhe idetë e qytetarëve lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës në kryeqytet.

Fokusi i diskutimeve ishte ndërtimi i një Shkupi më të mirë, më të gjelbër dhe më të barabartë për të gjitha lagjet, duke dëgjuar drejtpërdrejt nevojat dhe propozimet e qytetarëve.

Këshilltari Selami falënderoi qytetarët për besimin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se dyert e zyrës së tij mbeten të hapura çdo të martë për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëbisedojnë dhe të kontribuojnë me ide konkrete.

Takimet mund të caktohen përmes mesazhit në Facebook ose në numrin e telefonit 070 37 37 96.

Ja postimi plotë:

Sot patëm kënaqësinë të realizojmë takime me qytetarët që kishin caktuar termin për bashkëbisedim në zyrën tonë në Qytetin e Shkupit. Nga afër u njohëm me problemet, shqetësimet dhe idetë e tyre për një Shkup më të mirë, më të gjelbër dhe më të barabartë për të gjitha lagjet.
Faleminderit për besimin, angazhimin dhe kontributin tuaj.
🤝 Dyert tona mbeten të hapura çdo të martë për të gjithë qytetarët!
📌 Takimet mund të caktohen përmes FB mesazhit ose në nr. 070 37 37 96

Banner

Related posts

Jeton Zuka emërohet Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Faik Konica”, Çair

Gjyla Halili

Nis procesi i Censit në qarkun e Elbasanit, 550 persona “derë më derë” për të mbledhur të dhënat

admin

Arjanit Hoxha pas deklaratës së Bekim Qokut: Pse po shqetsohen më shumë për “borxhin” ndaj Albin Kurtit sesa për borxhin që i kanë shqiptarëve në këto 10 muaj qeverisje.

Gjyla Halili