AKTUALE

DEBAT BASHKËBISEDUES ME ADEM DEMAÇIN

Nja dhjetë vite para se të ndahej nga jeta Simboli i Kombit, Baca Adem Demaçi, jam takuar rastësisht me Bacën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë!

Atë ditë kam qenë duke pirë kafe me shokët Halit Krasniqi dhe vëllanë e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, Naim Zhitinë!

Nga larg e pashë Bacën dhe u tregova, Qy, Baca Adem!

Ata të dy brofën menjëherë, sepse të dy e njihnin nga afër dhe më shumë se unë, ndërsa Halit Krasniqi kishte qëndruar edhe në burg me Bacën!

Në ato momente të shkurtra, brenda pak sekondash, u propozova, thirrne, ndoshta vjen!

Naimi shkoi, e takoi dhe Baca u nis drejt tavolinës sonë, ku ishim Halit Krasniqi, Naim Zhitia dhe unë!

Erdhi Baca Adem, u ul me ne dhe filluam bisedën!

Haliti i tha Bacë, Naim Zhitinë e njeh se kush është, kurse këtë shokun me siguri jo!

Jo, nuk po e njoh, tha Baca!

Ndërhyra unë dhe i thashë, Bacën e njohim ne, s’ka nevojë të na njohë të gjithëve Ai!

Pastaj Halit Krasniqi i tregoi Bacës Adem se kush isha dhe çfarë funksionesh kisha bartur në udhëheqjen e LPK-së e me vonë gjatë luftës së UÇK-së!

Baca kishte porositur një çaj mali, i cili i erdhi dhe filloi ta përgatiste për ta pirë!

Pas disa minutash iu drejtova, Baca Adem, a është me leje të të tregoj dhe dhe pastaj të të pyes diçka?

Po, më tha Baca!

Atëherë vazhdova!

I tregova se si kisha shkuar ta vizitoja kur kishte dalë nga burgu, bashkë me dy shokë, Heroin e Kombit Xhevat Qerimin dhe një shok tjetër!

Baca më dëgjonte me shumë kujdes!

I tregova edhe për një “skandal” që ishte krijuar gjatë asaj vizite!

Në kohën kur ishim ne në vizitë, aty ishte një televizion kinez ose japonez!

Ata kishin ndezur reflektorët dhe pritej që, nga çasti në çast, të hynte Baca Adem në dhomën e stërmbushur me vizitorë!

Sapo hyri Baca, disa prej nesh e ngritëm grushtin, e disa të tjerë ngritën dy gishtat!

Atëherë ndërhyri Baca dhe na tha,
Ngritni dy gishtat e jo grushtin!

Ashtu u bë, sikur tha Baca!

Pas një qetësie, ndërsa Baca vazhdonte të më dëgjonte me vëmendje, vazhdova!

Bacë, Ti gjatë kohës kur ke qenë në burg ke thënë se biri më i lavdishëm pas Skënderbeut është Enver Hoxha!

Pastaj shkove në Shqipëri në Elbasan, në një tubim bashkë me Sali Berishën, dhe deklarove se Sali Berisha është udhëheqësi i vërtetë i Shqipërisë, e jo spaska qenë Enver Hoxha, për të cilin kemi menduar!

Nuk shkoi shumë kohë dhe pastaj dole edhe kundër Sali Berishës!

Kur dole nga burgu, ne veprimtarët e LPK-së dëshironim të bëheshe Ti Kryetar i LDK-së në vend të Ibrahim Rugovës!

Ti deklarove se nuk merreshe me parti politike dhe se Rugova është i mirë!

Pastaj dole kundër Ibrahim Rugovës!

Nuk pranove të bëheshe Kryetar i LDK-së, por u bëre Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës!

Kur doli Komunikata nr. 11 e UÇK-së, e cila njoftonte për krijimin e saj, Ti dole dhe deklarove se nuk ka UÇK, sepse po të kishte, do ta dija unë!

Më pas erdhi koha dhe u bëre Përfaqësuesi Politik i UÇK-së!

Në fillim ishe me Hashim Thaçin dhe më pas dole kundër Tij!

Kur doli Albin Kurti nga burgu, bashkë shkuat në vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së dhe deklarove se ky duhet të jetë President i Kosovës e jo Rugova!

Më pas dole edhe kundër Albin Kurtit!

I dashur Baca Adem, nga të gjitha këto që t’i numërova, a mund të më tregosh kur e ke pasur mirë dhe kur keq?!

Baca, me shumë qetësi, më pyeti:
Sa vjet ke qenë në burg ti?

Hiç nuk kam qenë në burg, iu përgjigja!

Ai buzëqeshi lehtë dhe më tha:
Sa i mirë paske qenë, që të kishe qenë bile nja dhjetë vite në burg!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë 27 Korrik 2026!

Banner

Related posts

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3.9 % në 2025-ën

Gjyla Halili

LSDM: Ende nuk ka masa, qytetarët po paguajnë shtrenjtë për diletancën ekonomike të Hristijan Mickoskit

Gjyla Halili

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Gjyla Halili