Komuna e Tuzit nënshkroi sot kontratat me përfitueset e Programit për mbështetjen e ndërmarrësisë së grave për vitin 2025.
Përmes këtij programi, Komuna e Tuzit vazhdon të mbështesë gratë sipërmarrëse, duke u krijuar mundësi që idetë e tyre të shndërrohen në biznese më të zhvilluara, vende të reja pune dhe vlerë të shtuar për ekonominë lokale, tha Lindon Gjelaj, Kryetar i Komunës së Tuzit
Në bazë të vendimit të Komisionit për ndarjen e mjeteve, mbështetje financiare përfituan:
Aurora Vulaj – SHPK “Kids Home” – 5.095,18 €;
Sanela Gjokoviq – SHPK “All Things by Sanela” – 4.356,00 €;
Lirija Lulgjuraj – SHPK “MATEO-TEO” Tuz – 3.823,83 €;
Suzana Berishaj – SHPK “Cute and Sweet Events” – 3.295,25 €;
Tereza Dreshaj – SHPK “ML TRAVEL” Tuz – 2.377,00 €;
Sabina Shahman – SHPK “Salloni i bukurisë Sabina Magic” Tuz – 1.895,20 €.
Jam i bindur se kjo perkrahje do të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve të reja dhe në fuqizimin e rolit të grave në ekonominë e Malësisë.
Urime të gjitha përfitueseve dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre sipërmarrës!
Malësia në duar të sigurta, përfundoi Gjelaj.
