AKTUALE

Rrahje në burgun e Idrizovës

MPB ka raportuar për një përleshje të ndodhur në burgun “Idrizovë” mes dy të burgosurve. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë pasdite.

“Me datë 01.02.2025 rreth orës 22.30 në SPB-Shkup, nga burgu i Idrizovës, është raportuar se rreth orës 16.40 në institucion është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet A.A.(43) nga Shkupi dhe Sh A. (29) nga fshati Plasnicë, rajoni i Kërçovës, të dy të dënuar në institucion, si dhe është përdorur një send i mprehtë”, thonë nga MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës Qani ef.Nesimi përcolli grupin e tretë të nijetlinjëve për haxh

admin

Grupi “Sërish vjen Marsi”: Më 5 Mars tregohuni shqiptar duke votuar “Forumin Shqiptar”

admin

Mexhiti: Pensionet u rriten me 5.000 denarë brenda 9 muajve!

Gjyla Halili