AKTUALE

AHMETI NGA BUTELI: BDI MBETET E BASHKUAR DHE E VENDOSUR NË MBROJTJE TË TË ARRITURAVE TË SHQIPTARËVE

Në një atmosferë pozitive, vëllazërore dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë, sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel, ku unanimisht u konstituuan organet dhe strukturat drejtuese të degës, përfshirë Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës dhe Komitetin e Veteranëve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përshëndeti punimet e kuvendit dhe vlerësoi unitetin, pjekurinë politike dhe përkushtimin e strukturave partiake në Butel, duke theksuar se këto vlera kanë qenë themeli i suksesit të BDI-së gjatë 24 viteve të veprimtarisë së saj.

Në fjalimin e tij, Ahmeti u ndal edhe te zhvillimet politike në vend, duke shprehur shqetësimin për, siç tha ai, përpjekjet e vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit për të zhbërë arritjet e ndërtuara me mund dhe sakrificë nga qytetarët dhe shqiptarët në vend.

“Po dëshmojmë tendenca që cenojnë të drejtat e fituara, barazinë dhe mekanizmat që garantojnë përfaqësim të drejtë. Ne mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen e çdo të arriture të shqiptarëve dhe në avancimin e pozitës së tyre institucionale”, theksoi Ahmeti.

Ai nënvizoi se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet një forcë e bashkuar, e organizuar dhe e vendosur për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit, barazisë së plotë dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

Në përmbyllje, Ahmeti falënderoi anëtarësinë dhe strukturat e degës së Butelit për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se BDI do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të dinjitetit, barazisë dhe interesit të tyre.

Banner

Related posts

Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve

Gjyla Halili

Çelësi për zorrë të shëndetshme dhe tretje të mirë: Duhet të hamë 30 gramë nga ky ushqim çdo ditë

admin

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, kompania ajrore solidarizohet dhe vendos çmime të ulëta. Bileta 5 euro për vullnetarët dhe qytetarët e prekur

admin