Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Mal të Zi, z. Rabii Hantouli, gjatë të cilit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme.
Gjatë takimit, Camaj shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Shtetit të Palestinës, duke theksuar rëndësinë e dialogut, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit institucional.
Ai nënvizoi nevojën për mbrojtjen e civilëve, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, duke vlerësuar se arritja e një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë është e një rëndësie jetike.Gjithashtu, theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit dhe fuqizimit të ndihmës humanitare për popullsinë civile.
Gjatë bisedës u potencua edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Grupeve të Miqësisë të parlamenteve të dy vendeve, si dhe me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi, me synim avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe promovimin e nismave të përbashkëta në interes të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit ndërkombëtar.
Ja postimi plotë:
Sot fillova ditën me ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Mal të Zi, z. Rabii Hantouli, me të cilin biseduam për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shpreha gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, duke potencuar nevojën e mbrojtjes së civilëve, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, duke konsideruar si peioritet arritjen e një paqeje të qëndrueshme jetike, por gjithsesi edhe potencimin e ndihmave të nevojshme jetike.
E potencuar qe edhe nevoja e bashkëpunimit mes Grupeve të Miqësisë, të dy Parlamenteve, si edhe me zyrën e Kombeve të bashkuara këtu në Malin e Zi.


