AKTUALE

Sekretariati për Arsim i Bdi dega Tetovë në shërbim të nxënësve dhe prindërve gjatë regjistrimit

NJOFTIM

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Sapo ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme.

Me këtë rast, Sekretariati për Arsim pranë Degës së BDI-së ju uron shumë suksese të gjithë nxënësve në këtë hap të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre arsimor.

Nëse gjatë procesit të aplikimit apo regjistrimit hasni në pengesa teknike, paqartësi ose vështirësi të tjera, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën elektronike të Sekretariatit.

Ne do të përpiqemi të jemi mbështetja juaj, duke ju ndihmuar me informata, këshilla dhe duke përcjellë shqetësimet tuaja pranë institucioneve përkatëse.

👉E-mail adresa📧: sekretariati.per.arsim@gmail.com

Suksese të gjithë nxënësve në zgjedhjen e drejtimit të tyre të ardhshëm arsimor dhe profesional!

Banner

Related posts

Shumë nxënës nuk kanë pranuar ndihmë nga Ministra e Arsimit në vlerë prej 1200-1800 den

Gjyla Halili

Mbyllet pjesa e parë: Ballkani i pandalshëm ndaj Larne

admin

Gjelaj: Malësia zhvillohet, por njëkohësisht ruan identitetin dhe traditën shqiptare

Gjyla Halili