Lajme

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas një telefonate anonime për vendosjen e një boBme në tragetin Blue Star 2, i cili ishte nisur nga porti i Pireut me destinacion ishujt e Cikladeve dhe Dodekanezit.

Sipas informacioneve, telefonata është bërë në Autoritetin Portual të Pireut, ndërsa anija ka devijuar dhe ka mbërritur urgjentisht në portin e Lavrios për t’iu nënshtruar kontrolleve nga ekspertët e çminimit të Rojës Bregdetare dhe një qen i specializuar për zbulimin e lëndëve shpërthyese.

Në portin e Lavrios janë nisur gjithashtu ekipe të zjarrfikësve dhe të shërbimit të urgjencës EKAB, ndërsa operacioni i kontrollit vijon.

Në bord ndodhen 952 pasagjerë dhe 98 anëtarë të ekuipazhit, gjithsej 1.050 persona. Trageti kryen itinerarin Pire – Siros – Patmos – Leros – Kalymnos – Kos – Rodos.

Deri tani nuk ka të dhëna për origjinën e kërcënimit, ndërsa autoritetet greke po hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

Banner

Related posts

Ftesa e Macron për një drekë zyrtare/ Rama mbi dy orë në Pallatin Elysee, reagon presidenti francez: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE

Admin2

Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Admin2

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Admin2