Lajme

Telefoni dhe çelësat në breg/ U mbyt në Liqenin e Thatë, zbardhen detaje nga mbytja e 45-vjeçares, dyshohet se…

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se është mbytur.

Sipas informacioneve të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45-vjeçe.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Banner

Related posts

Zgjedhjet e së dielës, sot votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës në 18 shtete

Admin2

Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni

Admin2

Më shumë se 10 vite neglizhencë, Memishi: Rregullohet trotuari dhe kanali i ujitjes në Përshefc–Gllogjë

Admin2