Lajme

Mexhiti: Mbështetja për bizneset është investim në zhvillimin ekonomik dhe vendet e reja të punës

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, vizituan kompani nga Komuna e Çairit që kanë përfituar mbështetje institucionale për zgjerimin e aktiviteteve të tyre, investime të reja dhe krijimin e vendeve të punës.

Gjatë vizitave, u theksua rëndësia e mbështetjes së sektorit privat si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të ekonomisë vendore.

“Zhvillimi ekonomik ndërtohet nga njerëzit që investojnë, krijojnë dhe hapin vende të reja pune. Prandaj, mbështetja për bizneset nuk është vetëm mbështetje për kompanitë, por investim në të ardhmen ekonomike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve,” u shpreh Mexhiti.

Bashkëbisedimet me përfaqësuesit e kompanive u fokusuan në mundësitë për zhvillim të mëtejshëm, përmirësimin e klimës së biznesit dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime dhe punësim.

Banner

Related posts

Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Admin2

Kur Kushtetuta rrezikon të zëvendësohet me terminologji të gabuar ligjore

Admin2

AARC Mbështet Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump dhe Zbatimin e Plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Admin2