Një lajm i pavërtetuar zyrtarisht ka qarkulluar me shpejtësi këtë të enjte në mediat shqiptare, ku ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me statusin “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve të publikuara nga gazetari i familjes Çim Peka është bërë me dije se Sali Berisha nuk rezulton të jetë më nën statusin “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky lajm u shoqërua menjëherë me reagime në sallën e Kuvendit, ku ishin deputetë të opozitës të cilët e pritën liderin e tyre me duartrokitje.
Vetë Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat u shpreh: “Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bllokim të mëhershëm vizash, i cili sipas tij tashmë është hequr.
Mirëpo, kur u pyet lidhur me familjarët e tij, nëse dhe ata janë hequr nga “lista e zezë” e amerikënëve, Berisha nuk dha asnjë koment, duke vërtetuar se Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe Argita Berisha mbeten \”non-grata\” bashkë me të për të cilin nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga ambasada amerikane në Tiranë, por as nga DASH.
Madje në faqen zyrtare Sali Berisha bashkë me familjen e tij janë në listën e personave të sanksionuar.
Kujtojmë se Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021, me argumentin se ishte përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kishte minuar proceset demokratike. Vendimi përfshinte gjithashtu edhe familjarët e tij, duke u ndaluar hyrjen në territorin amerikan.
