Lajme

Dimitrieska-Koçoska: Në kushte të realizimit serioz të shpenzimeve kapitale, po zbatojmë konsolidimin fiskal

Zëri i shpenzimeve kapitale në Buxhet për këtë vit nuk pritet të ulet. Përkundrazi, mund të ketë rritje. Në të njëjtën kohë mbetet përkushtimi për vazhdimin e konsolidimit fiskal. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në emisionin “Top Tema” në TV Telma.

“Kemi progres të caktuar në shpërndarjen dhe realizimin e shpenzimeve në kuadër të zërit të shpenzimeve kapitale. Në këtë moment nuk priten ulje të investimeve kapitale, përkundrazi, aty mund të ketë vetëm rritje. Të paktën shifrat e deritanishme e tregojnë këtë. E vetmja gjë që mund ta them me siguri është se do të ketë plotësim të Programit AA, përkatësisht programit për financimin e komunave. Natyrisht, do të ketë edhe disa ridestinime të mjeteve në kuadër të zërave buxhetorë ndërmjet shfrytëzuesve të ndryshëm buxhetorë.

Arsyeja është se ministritë, të cilat gjatë periudhës së kaluar kanë pasur komunikim dhe kanë realizuar projekte me komunat, kanë raportuar përqindje të lartë të realizimit. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse kemi nivel më të lartë të realizimit në këtë periudhë. Prandaj, mjetet do të destinohen drejt projekteve që komunat i realizojnë me sukses dhe për të cilat ekziston nevojë reale për mbështetje shtesë”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se këto projekte janë shumë të rëndësishme, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe sigurojnë kushte më të mira jetese.

Ministrja, në vazhdim theksoi se vlen të veçohet fakti se në kushtet kur realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar dhe ku kemi realizim serioz të shpenzimeve kapitale, megjithatë po shënojmë konsolidim fiskal.

Sipas ministres, është fakt që konsolidimi fiskal po zbatohet dhe se deficiti buxhetor po ulet nga 4.2% në 4%, ndërsa tani në 3.5%, dhe se kjo është përshëndetur nga FMN-ja.

“Treguesi më i mirë se kemi konsolidim fiskal është saldoja primare buxhetor. Ajo është treguesi më i mirë se, pavarësisht kostove të rritura të interesit dhe investimeve që po bëhen, politika buxhetore po shkon drejt uljes gradual të çekuilibrave fiskalë. Jemi zotuar dhe po hapërojmë drejt konsolidimit fiskal, por askush nuk ka arritur ta bëjë këtë brenda natës. E gjithë kjo duhet të shkojë me etapa, sepse konsolidime të caktuara në anën e shpenzimeve duhet të nënkuptojnë që nëse shkurton diçka për qytetarë të caktuar, duhet t\’u ofrosh atyre diçka të re\”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Banner

Related posts

Shabani: Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatë është 24 për qind

Admin2

Sulejmani: Ligji i ri për përfaqësim të drejtë do t’u japë fund abuzimeve, sanksione për deklarim të rremë etnik

Admin2

Sela: VMRO-ja po sillet sikur në vitin 2008

Admin2