Lajme

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i tij brenda tre ose katër muajsh, madje ndoshta edhe më herët.

Deklarata u bë gjatë një interviste në Radio Beograd, shkruan N1.rs.

“Kam filluar të paketoj librat në Presidencë. Kam shumë libra dhe po mendoj ku t’i vendos”, tha Vuçiq, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për largimin nga posti.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ai tha se ato do të mbahen brenda disa muajve dhe se nuk dëshiron të flasë për “shkurtim mandati”, por për dorëheqje të plotë nga funksioni presidencial.

Vuçiq shtoi se po mendon çdo ditë për mundësinë e kandidimit për postin e kryeministrit dhe se së shpejti do të merren vendime të rëndësishme politike.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb përmend dorëheqjen. Edhe në muajin maj ai deklaroi se mund të largohej nga posti para përfundimit të mandatit, duke theksuar se në rast dorëheqjeje Kushtetuta e Serbisë parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale brenda 90 ditëve.

Banner

Related posts

Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Admin2

Mexhiti: 100 kontejnerë të rinj për një Çair më të pastër dhe më të rregulluar

Admin2

Shembet ndërtesa në Itali, një i vdekur dhe disa të plagosur

Admin2