AKTUALE

Mali i Zi ktheu mbrapsht aeroplanin me serbë, tash Serbia kthen në kufi qytetarët malazezë

Pamje nga kufiri mes Malit të Zi dhe Serbisë nga kamerat e MPB-së serbe
Pamje nga kufiri mes Malit të Zi dhe Serbisë nga kamerat e MPB-së serbe

Portali i Radiotelevizionit Malazez (RTCG), ka njoftuar se Policia Kufitare Serbe sonte ka kthyer shtetas të Malit të Zi nga kalimet kufitare të Gostunit dhe Draçenovcit.

Siç ka mësuar portali, është e mundur që këto të jenë masa reciproke që u vendosën sepse 87 shtetas serbë, të cilët u identifikuan si persona të dyshimtë për sigurinë, u kthyen sot nga aeroporti i Tivatit.

Drejtoria e Policisë nuk kishte informacion në lidhje me këto ngjarje.

Një radhë e gjatë makinash që prisnin të hynin në Serbi mund të shihet në videon e Ministrisë së Brendshme serbe nga kalimi kufitar i Gostunit. /Klankosova.tv

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

Gjyla Halili

Memet Zhaku: Qasje të reja për parandalimin e krimit te të rinjtë

admin

Qamili: Kryeshefi i policisë së Tetovës, ushtron trysni ndaj aktivisteve t VLEN-it – kot e kanë me 8 maj festohet fitorja e madhe!

Gjyla Halili