AKTUALE

Hoxha paralajmëron projektin më të madh në Tetovë: mbi 30 milionë euro për stacionin e ujërave të zeza

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, paralajmëroi nisjen e projektit më të madh infrastrukturor në Tetovë, ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe vendosjen e sistemit të kolektorit në këtë qytet.

“Procedurat janë në fund dhe shpresojmë se javëve në vazhdim do të fillojmë edhe të realizojmë projektin”, deklaroi Hoxha në emisionin ZOOM në RTVM2.

Sipas tij, për projektin janë ndarë mbi 30 milionë euro, mjete që sigurohen nga Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumentit IPA, përkrah bashkëfinancimit shtetëror.

Hoxha tha se Ministria po realizon projekte në të gjitha komunat, pavarësisht madhësisë së tyre apo përkatësisë politike të kryetarit. “Nuk bëjmë dallim se kryetari është i këtij subjekti politik apo është i atij subjekti politik”, theksoi ministri, duke shtuar se projektet në fushën e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor janë thelbësore për ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Ai përmendi ndërhyrjet në ujësjellës, kanalizim, si dhe pastrimin e mirëmbajtjen e shtretërve të lumenjve në vend. “Qytetarët meritojnë të jetojnë më mirë dhe meritojnë të jetojnë në kushte më të mira”, tha Hoxha.

Banner

Related posts

Durim Zeqiri zgjidhet ushtrues detyre drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

admin

Sot rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Stano: Nevojë urgjente për nisjen e zbatimit të detyrimeve

Gjyla Halili

BDI: Skandal në Qendrën Klinike në Tetovë: Sa larg mund të shkojë degradimi moral dhe vjedhja në kurriz të jetës së pacientëve?

Gjyla Halili