Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën Globale të Grave Deputete të Inter-Parliamentary Union, e cila po mbahet në Beograd nga 2 deri më 4 qershor 2026.Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 420 deputete dhe deputetë nga 65 parlamente të botës, ku gjatë dy ditëve të punës po diskutohen sfidat dhe mundësitë për avancimin e barazisë gjinore, tejkalimin e stereotipeve dhe forcimin e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse.“Barazia gjinore nuk është vetëm çështje përfaqësimi, por edhe kusht për demokraci më të fortë, institucione më gjithëpërfshirëse dhe shoqëri më të drejta”, ka theksuar Pasholli.Ajo e vlerësoi pjesëmarrjen në këtë forum ndërkombëtar si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në funksion të fuqizimit të rolit të grave në politikë dhe në jetën publike.Ja postimi plotë:Kënaqësi të jem pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën Globale të Grave Deputete të Unionit Ndërparlamentar (IPU) Inter-Parliamentary Union, e cila po mbahet në Beograd nga 2 deri më 4 qershor 2026.Së bashku me mbi 420 deputete dhe deputetë nga 65 parlamente të botës, në dy ditë pune do të diskutohen sfidat dhe mundësitë në avancimin e barazisë gjinore, tejkalimin e stereotipeve dhe forcimin e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse.Barazia gjinore nuk është vetëm çështje përfaqësimi, por edhe kusht për demokraci më të fortë, institucione më gjithëpërfshirëse dhe shoqëri më të drejta.#IPU #WomenInPolitics #GenderEquality


