AKTUALE

Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i veçantë, i rëndësishëm besa edhe i domosdoshëm

Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë, Rrustem Mustafën – Remin, duke theksuar se vota për Remin, është votë për parimet, konsekuencën, guximin dhe sinqeritetin e përfaqësuesit të denjë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Miku im, Komandant Remi, në bastionin e PDK-së, është i mirëpritur dhe vlerësuar, për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e shtetit dhe shtetësisë. Ne njihemi bashkë me dekada dhe miqësia jonë vazhdimisht është fuqizuar. Në themel të nderimit të ndërsjellë, kemi rrugën dhe vlerat e përbashkëta, nga koha kur kombit iu deshtëm më së shumti.

Miku im Remi, me praninë e tij në Parlamentin e Republikës së Kosovës, do të jetë përgjegjësi të cilën me lehtësi do ta bartë, detyrimet ndaj shtetit dhe qytetarëve deri më tani i ka kryer me nder, prandaj në Parlament, zëri i tij do të jetë i veçantë, i rëndësishëm besa edhe i domosdoshëm.

Vota për Remin, është votë për parimet, konsekuencën, guximin dhe sinqeritetin e përfaqësuesit të denjë të Partisë Demokratike të Kosovës. Stop krizës. Ndrysho Kosovën!
PDK 125
Rrustem Mustafa-Remi 15
#PDK #PDK125 #RrustemMustafa15

https://www.facebook.com/share/1HsjpLru6y/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Faleminderit mbi 120,000 herë!

Gjyla Halili

Osmani: Mos i nënçmoni shqiptarët!

Gjyla Halili

Xhaferi – Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe mundësia reale për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 nuk duhet humbur

Gjyla Halili