AKTUALE

Autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë, në fund të qershorit ose fillim të korrikut pritet vendimi i UNESCO-s

Ndërtimi i autostradës Trebenishtë–Qafë Thanë nuk është vënë në pikëpyetje. Në bashkëpunim me UNESCO-n do të përcaktohet traseja përfundimtare e saj, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Sipas tij, UNESCO e konsideron problematike trasenë e propozuar, por qëndrimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Nga Ministria e Transportit njoftojnë se Nikolloski ka theksuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të dëshmuar se trasa aktuale është zgjidhja më e mirë.

“Ne do të luftojmë për ta mbrojtur këtë trase dhe konsiderojmë se është e mirë. Në fund të qershorit ose në fillim të korrikut do të merret vendimi përfundimtar. Nëse argumentet tona mbizotërojnë, autostrada do të ndërtohet sipas kësaj trase. Nëse jo, do të ndërtohet sipas një traseje alternative, pak më në jug. Por, e përsëris, çështja nuk është nëse do të ndërtohet autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë, por nëpër cilën trase do të kalojë ajo”, tha Nikolloski në “Koha”.

Banner

Related posts

Takimi i Parë i Fëmijëve për Klasat e Gjuhës Shqipe nën Organizimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Gjyla Halili

KSHZ: Më 8 maj votuesi do të mund të hyjë vetëm një herë në vendvotim, nuk do të ketë kthim

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Gjyla Halili