AKTUALE

Ali Ahmeti me mesazh ngushëllimi për familjen Meta: Humbja e prindit është një nga dhimbjet më të mëdha të jetës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti theksoi se e mori me pikëllim të thellë lajmin për humbjen e Rexhep Metës, duke vlerësuar se ndarja nga jeta e një prindi përbën një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë njeriu.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Meta, të afërmve dhe miqve. Në këto momente zie, uroj që të gjejnë forcën, durimin dhe besimin për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Kujtimi dhe vlerat që i ndjeri la pas do të mbeten përherë pjesë e trashëgimisë së tij njerëzore dhe familjare”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Në fund të telegramit të ngushëllimit, Ahmeti shprehu respektin e tij për të ndjerin, duke theksuar se kujtimi i Rexhep Metës do të mbetet i përhershëm.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Ja postimi plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Në këto momente zie dhe dhimbjeje për familjen Meta, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e më të ndjera. Humbja e prindit është një nga sprovat më të rënda të jetës, një dhimbje që lë gjurmë të pashlyeshme në zemrën e çdo njeriu.

Lutem që familja dhe të afërmit të gjejnë forcën, durimin dhe besimin për ta përballuar këtë humbje të madhe, ndërsa kujtimi dhe vlerat që i ndjeri la pas të mbeten përherë burim frymëzimi e krenarie për brezat që vijnë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Banner

Related posts

Analisti politik Rushiti: Talat Xhaferi s’ka lënë shenjë si kryeministër

Gjyla Halili

Biofarma 1 Maj nga Tetova me produkte 100% bio

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Është koha të zgjatim dorën njëri tjetrit, ky nuk është vetëm një moment politik por është një moment kombëtarë

Gjyla Halili