AKTUALE

Demokracia në Kërçovë në veprim – kandidatët takohen dhe përshëndeten me respekt

Gjatë aktiviteteve të ditës në qytetin e Kërçovës, tre kandidatët për kryetar komune – Fatmir Dehari, Aleksandar Jovanoski dhe Shkodran Alili – u takuan ballë për ballë në qendër të qytetit, ku shkëmbuan përshëndetje miqësore dhe respekt të ndërsjellë.

Ky moment u vlerësua si një shembull i lartë i demokracisë dhe kulturës politike në Kërçovë, ku përkundër garës zgjedhore, kandidatët treguan se respekti dhe komunikimi civil janë vlerat që bashkojnë qytetin.

Kjo pamje e rrallë nga Kërçova është mesazh i qartë se politika mund të bëhet me respekt, me qëllim të përbashkët – zhvillimin dhe të ardhmen më të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj. /Tv. Gurra

Banner

Related posts

Grupe të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në bisedime për qeverinë e ardhshme

Gjyla Halili

Prolongohen dy fluturimet në aeroportin e Shkupit

Gjyla Halili

Debati për interpelancat për Mexhitin, Stoilkoviqin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin do të nisë më 10 janar

Gjyla Halili