AKTUALE

Tre të rinj arrestohen në Bit Pazar – me kërcënime grabitën disa të mitur në një stacion autobusi

MPB ka njoftuar se me datë 16.04.2025 rreth orës 23:30 në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.A. (19) nga fshati Kondovë – Shkup, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 22:25 në një stacion autobusi në rajonin e Bit Pazarit, me kërcënim u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë – Shkup. Pas largimit nga vendi i ngjarjes, ata kanë ndalur edhe dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës në procedurë të shpejtë.

Banner

Related posts

NË NJË CEREMONI SOLEMNE U INAUGURUA RESTAURIMI GJITHPËRFSHIRËS I XHAMISË SË FSHATIT ÇAJLE TË GOSTIVARIT

Gjyla Halili

Gerasimov: Propaganda ruse është e pranishme në Moldavi, por kjo nuk do ta prishë agjendën tonë europiane

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Ali Ahmeti – Emri që nuk shkruhet, por gdhendet në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Gjyla Halili