AKTUALE

Blerim Sejdiu: Fajtorët e vërtetë po lihen të lirë, po ndëshkohen të pafajshmit për tragjedinë e spitalit modular në Tetovë

Banner

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ashpër lidhur me vendimet e fundit gjyqësore për rastin e spitalit modular në Tetovë, duke vlerësuar se në emër të drejtësisë po dënohen persona që nuk kanë pasur as kompetencë dhe as përgjegjësi për ndërtimin, projektimin apo mbikëqyrjen e objektit.

Sipas Sejdiut, personat e dënuar nuk kanë hapur tenderë, nuk kanë përcaktuar standarde ndërtimi dhe nuk kanë pasur autoritet për të parandaluar tragjedinë, megjithatë sot po mbajnë barrën e fajit.

Ai thekson se, ndërkohë, ata që kanë pasur pushtetin real për të vendosur, firmosur dhe mbikëqyrur proceset, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të paprekur nga drejtësia.

“Kjo është një goditje e dyfishtë: një herë për viktimat dhe një herë për vetë drejtësinë. Drejtësia që ndëshkon të pafajshmit për të mbrojtur të fuqishmit, nuk është drejtësi, por padrejtësi e ftohtë, e kalkuluar dhe e qëllimshme”, ka shkruar Sejdiu.

Ai paralajmëron se, nëse përgjegjësit e vërtetë nuk mbajnë llogari, kjo tragjedi nuk ka marrë vetëm jetë njerëzish, por ka shkatërruar edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Banner

Related posts

Kandidatja e VMRO-së për presidente: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

Gjyla Halili

Bexheti: Hajde! Nesër votojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me lokalet në tetor

Gjyla Halili

BDI – Tetovë reagon për humbjen e 15 ditëve mësimore nga alarmet për bomba

Gjyla Halili