AKTUALE

Blerim Sejdiu: Fajtorët e vërtetë po lihen të lirë, po ndëshkohen të pafajshmit për tragjedinë e spitalit modular në Tetovë

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ashpër lidhur me vendimet e fundit gjyqësore për rastin e spitalit modular në Tetovë, duke vlerësuar se në emër të drejtësisë po dënohen persona që nuk kanë pasur as kompetencë dhe as përgjegjësi për ndërtimin, projektimin apo mbikëqyrjen e objektit.

Sipas Sejdiut, personat e dënuar nuk kanë hapur tenderë, nuk kanë përcaktuar standarde ndërtimi dhe nuk kanë pasur autoritet për të parandaluar tragjedinë, megjithatë sot po mbajnë barrën e fajit.

Ai thekson se, ndërkohë, ata që kanë pasur pushtetin real për të vendosur, firmosur dhe mbikëqyrur proceset, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të paprekur nga drejtësia.

“Kjo është një goditje e dyfishtë: një herë për viktimat dhe një herë për vetë drejtësinë. Drejtësia që ndëshkon të pafajshmit për të mbrojtur të fuqishmit, nuk është drejtësi, por padrejtësi e ftohtë, e kalkuluar dhe e qëllimshme”, ka shkruar Sejdiu.

Ai paralajmëron se, nëse përgjegjësit e vërtetë nuk mbajnë llogari, kjo tragjedi nuk ka marrë vetëm jetë njerëzish, por ka shkatërruar edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Banner

Related posts

Bexheti për takimin Mickoski/Filipçe: Shqiptarët nuk janë as dekor, as numra, as shërbëtorë të pushtetit të dikujt tjetër. Mjaft me heshtjen servile! Mjaft me turpin e nënshtrimit politik!”

Gjyla Halili

LSM bëri thirrje për protestë më 1 Maj për paga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Gjyla Halili

Blenë 900 euro të falsifikuara. Më pas bënë pazar në Kumanovë dhe Kriva Pallankë

Gjyla Halili