AKTUALE

Ali Ahmeti nderon Mujë Krasniqin: Rënia e tij ishte themel i lirisë

Sot, në përvjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kujtuar me nderim dhe krenari njërin nga bijtë më të devotshëm të lirisë dhe të çështjes kombëtare.

Ahmeti theksoi se Mujë Krasniqi ishte simbol i guximit, përkushtimit dhe sakrificës sublime për atdheun dhe dinjitetin kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës shqiptare.

“Rënia e tij heroike, 27 vjet më parë, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, nuk ishte fund, por themel i lirisë sonë. Emri dhe vepra e Mujë Krasniqit do të jetojnë përjetësisht në kujtesën kombëtare, si udhërrëfyes për brezat që vijnë”, u shpreh Ahmeti.

Në fund, ai përcolli nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e komandantit Mujë Krasniqi dhe për të gjithë dëshmorët e kombit.

Lavdi Mujë Krasniqit – Kapuçi!
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Ja postimi i plotë:

Sot, në përvjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, kujtojmë me nderim e krenari njërin nga bijtë më të devotshëm të lirisë. Muja ishte simbol i guximit, përkushtimit dhe sakrificës sublime për atdheun dhe dinjitetin kombëtar.

Rënia e tij heroike, 27 vjet më parë, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, nuk ishte fund, por themel i lirisë sonë. Emri dhe vepra e Mujë Krasniqit do të jetojnë përjetësisht në kujtesën kombëtare, si udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Related posts

Lajçak nesër vjen në Kosovë në përpjekje për shtensionimin e situatës

admin

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 2001, edhe tani kur po cënohen të arriturat shqiptare të fituara me gjak dhe sakrificë!

Gjyla Halili

Gurrthemeli i Korridorit 8/ Bekteshi: Vetëm fillimi i shumë projekteve të mëdha infrastrukturore që e presin vendin

admin