AKTUALE

Ali Ahmeti: Mergim Lushtaku përfaqëson brezin e ri të burrave që i duhen Kosovës

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me Mergim Lushtakun, djalin e bashkëluftëtarit të tij, Sami Lushtakut, duke vlerësuar lart angazhimin dhe pjekurinë e tij politike.

Duke theksuar se Mergim Lushtaku është ndër më të votuarit në legjislaturat e fundit të Kuvendit të Kosovës, Ahmeti nënvizoi se ai edhe kësaj radhe pasqyron shembullin e modestisë, duke u radhitur me numrin 100 në listën e PDK-së.

“I ri në moshë, por me pjekuri politike që reflekton angazhim të palodhur, përvojë dhe afërsi me qytetarët. Me rrënjë të thella në Drenicën heroike, ai po vazhdon me dinjitet rrugën e kontributit patriotik, duke e thënë të vërtetën ashtu siç e mendon, pa kalkulime dhe në interes të Kosovës”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, Mergim Lushtaku përfaqëson brezin e ri të burrave që i duhen Kosovës sot – të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar ndaj vendit.

Në fund, Ahmeti i uroi suksese Mergim Lushtakut në rrugëtimin e tij politik. (INA)

Banner

Related posts

Serbët sot nisin bllokimin e kufirit me Kosovën

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Pa shqiptarët dhe Ali Ahmetin nuk do të ekzistonte Maqedonia e Veriut në këtë formë

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Misioni ogurzi ka filluar të shkatërrohet

Gjyla Halili