AKTUALE

Sot në Gajre do të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Sot , më 3 gusht 2025 (e diel), në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne e shpallosjes së bustit të Heroit Kombëtar Rafi Halili – një prej figurave më të paharruara të qëndresës kombëtare shqiptare.

Në këtë ngjarje përkujtimore, e cila organizohet nga Këshilli Organizativ i Gajres, pritet të marrin pjesë familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale e kombëtare.

Përmes kësaj ceremonie, nderohet jeta dhe vepra e njërit prej bijve më të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Banner

Related posts

Urimi i Elton Dedës për ditëlindjen e të atit është një shuplakë e fortë për shoqërinë shqiptare sot

admin

Taravari: Gjendja shëndetësore e shumicës së pacientëve po stabilizohet, vetëm tre janë në gjendje kritike!

Gjyla Halili

Memeti: Ai që e kryesoi suksesshëm OSBE-në, mund ta kryesojë edhe me Maqedoninë e Veriut: Bujar Osmani e ka përvojën e duhur!

Gjyla Halili