AKTUALE

Mickoski: Jehonë e mirë, 27.000 studentë deri dje i kanë marrë vauçerët për pajisje elektronike

Jehonë jashtëzakonisht e mirë për thirrjen për vauçerë për studentët për pajisje elektronike, tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Deri dje, 27.000 studentë i kanë marrë vauçerët në vlerë prej 15.300 denarësh. Si do t’i shfrytëzojnë ato, e lëmë në ndërgjegjen e atyre që i përdorin. Ne si Qeveri e kemi premtuar këtë projekt dhe po e realizojmë, theksoi Kryeministri Mickoski.

Sa i përket spekulimeve se disa nga studentët po i shesin vauçerët, Mickoski theksoi se edhe nëse disa studentë i rishesin, ato nuk mund të përdoren sepse përmbajnë të dhëna personale.
Mendoj se edhe po t’i rishesin, nuk do të mund të përdoren, sepse aty ka të dhëna personale, kështu që mendoj se ato përpjekje janë të kota, theksoi Mickoski.

Banner

Related posts

Mexhiti priti ambasadoren amerikane: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Gjyla Halili

Edhe 145 vjet pas Lidhjes shqiptare të Prizrenit, shqiptarët ende janë në kërkim të një Hasan Prishtina të dytë

admin

Shteti dëmshpërblim 108 milionë euro Agon Channel, Meta: Mediave duan t’u mbyllin gojën, do të vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda

admin