AKTUALE

Mexhiti priti ambasadoren amerikane: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se është takuar me ambasadoren amerikane në Shkup, Angela Aggeler, përcjell TV21. Mexhiti thotë se me ambasadoren kanë biseduar për rrugën eurointegruese, partneritetin strategjik, por edhe për projektet infrastrukturore si Korridori 8 dhe 10D.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:
Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë.

Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim.

Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e konstruktive, duke rikonfirmuar vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

Banner

Related posts

Marinakis: Nuk është planifikuar takim Micotakis – Mickoski, por nuk përjashtohet që kryeministri grek të ketë takime dypalëshe në Samitin e NATO-s

Gjyla Halili

Maqedonia të hënën do të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritrare me Qeverinë e Kosovës

Gjyla Halili

BDI:Shkarkimi i Ilire Dautit – Tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e branitellave me çdo kusht

Gjyla Halili