AKTUALE

Vazhdojnë vizitat e rregullta në mektebet e Tetovës dhe rrethinës

Referentët e Myftinisë së Tetovës, Idris ef. Idrizi, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Mr. Xhemil ef. Sadiki, kanë zhvilluar këtë javë vizita pune në disa mektebe në Komunën e Bërvenicës, me qëllim ndjekjen nga afër të procesit edukativo-arsimor në këto institucione fetare.

Gjatë kësaj jave, vizituan:

✅️Mektebin e Xhamisë së Mesme në fshatin Çellopek, ku mësimet zhvillohen nga imami Gafur ef. Selmani.

✅️Mektebin e Xhamisë së fshatit Miletinë, ku me zell të lartë, nxënësit i mëson mualimi Mr. Arjan ef. Ajrullai.

Gjatë vizitave, referentët e Myftinisë u njohën nga afër me ecurinë e mësimdhënies, pjesëmarrjen e nxënësve dhe përkushtimin e mualimëve, si dhe dëgjuan nga afër nevojat dhe sugjerimet e tyre.

Myftinia e Tetovës do të vazhdojë me këtë program të rregullt vizitash, me synim forcimin e bashkëpunimit me mualimët dhe përmirësimin e procesit arsimor në të gjitha mektebet e qytetit dhe rrethinës.

Banner

Related posts

VMRO: Osmani shpik skenarë, BDI dhe LSDM në panik

Gjyla Halili

Arrestohet shoferi që ka goditur me veturë një vajzë të mitur në Gjorçe Petrov

Gjyla Halili

Mark Gjonaj fton shqiptarët të mbështesin Kosovën më 16 mars para zyrës së BE-së në OKB

admin