AKTUALE

Bajram Rexhepi: Faleminderit Tetovë, beteja vazhdon me më shumë forcë në raundin e dytë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në rethin e parë të zgjedhjeve lokale.

Në një postim publik, Rexhepi vlerësoi lart përkushtimin e aktivistëve dhe besimin e qytetarëve, duke e cilësuar votën si të pastër dhe të sinqertë.

“Tetovë, faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë,” shkroi ai.

Rexhepi theksoi se beteja për Tetovën nuk ka përfunduar dhe se gara do të vazhdojë me më shumë vendosmëri në raundin e dytë.

“Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal – për një Tetovë me dinjitet!”

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Tetova shkon në balotazh mes Bajram Rexhepit të AKI-së dhe Bilall Kasamit nga Koalicioni VLEN.

Banner

Related posts

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 lirohen, dy ndalohen për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Gjyla Halili

Cila bankë në Maqedoninë e Veriut kishte fitime marramendëse gjatë 2023

Gjyla Halili

Siljanovska – Davkova porosi me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së

Gjyla Halili