Të dashur bashkëatdhetarë, vëllezër dhe motra, miq të dashur të Trieshit dhe të mbarë Malësisë!
Me zemër të plot, mirënjohje dhe respekt të thellë, ju drejtohemi për të shprehur falënderimet më të sinqerta ndaj të gjithë donatorëve vullnetarë, të cilët me shpirtin tuaj human, solidaritetin dhe dashurinë ndaj vendlindjes, po e bëni realitet projektin tonë të radhës – përvetësimin e kamionit multifunksional, i cili do të shërbejë për:
• Zjarrfikje dhe mbrojtje civile,
• Furnizim me ujë të vendbanimeve rurale,
• Si dhe pastrimin e rrugëve nga bora gjatë dimrit.
Ky projekt përfshin gjithashtu edhe ndërtimin e objektit për ofrimin e këtyre shërbimeve jetike, që do të jenë në shërbim të komunitetit tonë të dashur.
Një mirënjohje e veçantë u takon atyre që, edhe pse nuk kanë prejardhje nga Trieshi, kanë treguar zemër të madhe dhe shpirt të lartë vullnetar, duke kontribuar me bujari për një kauzë që i tejkalon kufijtë e përkatësisë krahinore – një kauzë që mishëron bashkimin, humanizmin dhe përkushtimin ndaj të mirës së përbashkët.
Fjalët tuaja të bukura, komentet inkurajuese dhe mbështetja juaj financiare janë burim frymëzimi dhe forcë e pashtershme për të vazhduar më tej me projekte që forcojnë komunitetin dhe ngjallin shpresën.
Kur dëgjojmë zëra mbështetjeje nga njerëz që ndoshta kurrë s’kanë qenë fizikisht në Triesh, por që e ndiejnë shpirtërisht afërsinë me të, ne kuptojmë se bashkimi ynë është shumë më i madh se çdo distancë gjeografike.
Kjo nismë fisnike ka përfshirë donatorë nga Shkreli, Kastrati, e deri në shumë vende të Dardanisë sonë krenare dhe më gjerë, duke dëshmuar se shpirti shqiptar i solidaritetit dhe ndihmës reciproke mbetet i gjallë e frymëzues.
Si pjesë e transparencës dhe informimit publik, ju njoftojmë se kamioni është tashmë në rrugëtim drejt Malësisë, ndërkohë që po zhvillohen procedurat ligjore dhe administrative të kërkuara nga dogana për përfundimin e plotë të procesit.
Më poshtë do keni mundësi të lexoni emrat dhe kontributet e secilit donator, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për mbështetjen tuaj të pakursyer.
Le të mbetet ky projekt shembull i bashkimit, i dashurisë ndaj atdheut dhe i besimit në fuqinë e përbashkët të njerëzve të mirë.
Me përulësi e krenari, ju falënderojmë për çdo hap që na afron drejt së mirës së përbashkët.
Faleminderit për besimin, për shpirtin e solidaritetit dhe për dashurinë tuaj ndaj Trieshit e Malësisë!
Bashkë ndërtojmë, bashkë frymëzojmë, bashkë edhe shërbejmë!
Per te gjithe ata qe deshirojne të bëjnë donacione të mëtutjeshme mund të kontaktoni personat pergjegjes sipas zonave:
Miçigen:
• Noni Nikollaj – 586-604-3577
• Kole Gjurashaj – 313-999-8125
• Marash Micakaj – 586-864-8803
• Kole Dedivanaj – 586-295-9007
Nju Jork:
• Kole Zefi Cacaj – 917-667-7471
• Gjone Gjokaj – 917-741-8600
• Pjeter Lucaj – 914-557-4864
Malesi:
• Mark Gjolaj – +382 67 248 510
• Gjoke Dedivanaj – +382 69 989 781
Me nderime,
Bordi organizativ dhe punues I projektit!
Donatorët e deritanishëm:
1.Gjokë Pjetri Gjolaj5000$
2.Mark Gjolaj5000$
3.Familja e Gjergj Kolë Deds Nikollaj2000$
4.Jozef Gjolaj2000$
5.Agron Toma Dedivanaj1000$
6.Luvigj (Lubo) Toma Cacaj1000$
7.Lekë Zefi Dukaj500$
8.Marash Gjergji Cacaj500$
9.Kolë Leka Gjurashaj500$
10.Marash Nikolla Micakaj500$
11.Gjeto Prëka Gjekaj500$
12.Kolë Novi Dedivanaj500$
13.Martin Gjeloshaj300$
14.Zef Doda Gjolaj5000$
15.Anton Gjergji Gjurashaj500$
16.Dokë dhe Kolë Martini Gjurashaj500$
17.Robert Kola Nikprelaj1000$
18.Tomë Vata Gjurashaj250$
19.Rrok Zefi Lucaj1000$
20.Anton Doda Dukaj300$
21.Gjon Toma Dukaj300$
22.Mark Zefi Dedivanaj500$
23.Fondi Humanitar Trieshi3000$
24.Gjon Gjokaj1000$
25.Vëllezrit Lucaj ( Gjoka, Marku dhe Pjetri)3000$
26.Kolë Zefi Cacaj1000$
27.Shtjefen Kola Lekoçaj500$
28.Nikollë Marku Lucaj500$
29.Gjeto Gjoni Gjonlekaj500$
30.Gjergj Pjetri Lucaj1000$
31.Prëk Lekë Pjetri Lucaj1000$
32.Kolë e Zefi Gashaj500$
33.Gjergj Zefi Dedivanaj1000$
34.Viktor Noli Dedivanaj300$
35.Mark Deda Dedivanaj300$
36.Majo Memçaj1000€
37.Nua Kola Dukaj500$
38.Familja e Fran Doks Dedivanaj300$
39.Prela K Ujkaj2000€
40.Dodë Ivanaj200$
41.Nikollë Deda Gjurashaj – (Shari)300$
42.Fran Nikollaj1000€
43.Vasi Kalaj200€
44.Gjergj Noshi Micakaj200$
45.Familja e Kolë Dulit Lekoçaj300$
46.Zef Berishaj2000$
47.Viktor Frani Lulgjuraj500$
48.Mark Gjeloshaj (Koja e Malësisë)100$
49.Fran Berishaj2000$
50.Adrian Brucaj500$
51.Councilman Rob Gjonaj250$
52.Prek Zefi Micakaj200$
53.Shaban Gollopeni200$
54.Shtjefen Lekoçaj500$
55.Lindon Rroku Micakaj300$
56.Familja Gjuravçaj nga Toronto (Kanada)1000$
57.Dodë Nikprelaj (Studio Malësia)300$
58.Pjeter Peti Camaj1000$
59.Marjan Nreka Camaj500$
60.Robert Lulgjuraj500$
61.Vilson Sinishtaj500$
62.Kelot Toti Gojçaj300$
63.Zefi i Pjeter Franit Dedvukaj500$
64.Nikolla i Martin Franit Lulgjuraj200$
65.Rrok P Dushaj nga Arza300€
66.Pashko Marku Dedivanaj1000$
67.Simon Gjoka Dedivanaj500$
68.Viktor Pelaj500$
69.Prek Gjergji Ivanaj300$
70.Sherif Kerniq1000$
71.Senad Lulanaj500$
72.Shoqata Malësia e Madhe (Michigan)2000$
73.Nicky Simon Palushaj2000$
74.Gjok Doda Perkaj200$
75.Robert Shkreli1000$
76.Safedin Beqaj (California)500$
77.Lindon Noli Lulgjuraj500$
78.Tomë Gjergji Gjokaj500$
79.Prek Gjergji Gjokaj500$
80.Ilir Marku Gjokaj500$
81.Arben Marku Gjokaj500$
82Alban Marku Gjokaj500$
83.Të bijt e Nua Gjergjit Arapaj1500€
84.Asha Shah500$
85.Mark Nikolla Lulgjuraj2000$
86.Pashko Noshi Gjokaj500$
87.Pjeter (Peri) Kola Gjonaj200$
88.Gjelosh Rroku Gjokaj200€
TOTAL:
71.100$
6.200€

