AKTUALE

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ahmeti tregon se kur është njohur me 4 ish-drejtuesit.

“Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i kam njohur që në vitet ’92-’93, me rastin e ripërtrirjes së radhës të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe formësimit të njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i kam njohur dhe i kam takuar pas përfundimit të luftës. Kështu që këta janë shokët tanë, njerëzit tanë. Pavarësisht se kur jemi takuar fizikisht, ne jemi njohur se kush jemi, çfarë veprimtarie dhe angazhimesh kemi në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim.

Ktu dënohet historia e Kosovës, dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo individët, pavarësisht se pati disa lojëra fjalësh edhe nga ana e gjykatësit. Këtu dënohen të gjithë ata… gjenocid që ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve, dhe tani po dënohen çlirimtarët dhe jo ata të cilët kanë bërë gjenocid e masakra mbi shqiptarët”, tha kreu i BDI-së.

Sipas tij, synimi i Beogradit dhe Moskës është njollosja e UÇK-së për të vënë në pikëpyetje ndërhyrjen e SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së, si dhe për të kontestuar vetë shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Tendenca është se si të njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe njëherësh për t’u hapur faqja e dytë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, aleatët që aderojnë në NATO nga vendet e Bashkimit Europian, u angazhuan në çlirimin e Kosovës. U angazhuan që Millosheviçi të mundet, të fitojnë mbi agresorin, dhe ky proces nga ajo erdhi deri tek pavarësia e Kosovës. Kështu që tani më po duket hapur, këtë çështje edhe zogjtë e malit e kuptojnë që tendenca e Beogradit, por edhe e Mosvës, është që të akuzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n, vendet e Europës Perëndimore që kanë përkrahur një “organizatë terroriste”, një organizatë të ndërtuar nga kriminelë, dhe të vihet në pikëpyetje e të kontestohet vetë pavarësia, vetë shteti i Kosovës. Mbase këto janë vlerësimet e mia nga e gjithë situata që unë e kam vëzhguar brenda këtij procesi”, tha Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Gaza/ Një armëpushim i mundshëm mund të ndodhë brenda 24- 48 orëve nëse Izraeli pranon kërkesat e Hamasit

Gjyla Halili

KQZ tregon afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

Gjyla Halili

Prej sot fillon thirrja e fundit IPARD 2, afati i fundit për aplikim është 18 shtatori

admin