AKTUALE

Blerim Bexheti, në Radushën legjendare: “19 tetori është referendum për bashkim, dinjitet dhe zhvillim”

Radusha sonte ishte qendër e një takimi të ngrohtë dhe frymëzues me banorët e saj, të cilët sërish dëshmuan përkushtimin ndaj drejtësisë, dinjitetit dhe idealit kombëtar.
Në këtë takim mori pjesë edhe deputeti i zonës, z. Blerim Bexheti, së bashku me kandidatin për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetarin aktual dhe bartësin e listës Iljas Veseli, kandidaten për këshilltare në Qytetin e Shkupit Nezrane Rustemi, shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, si dhe një pjesë të ekipit të palodhshëm zgjedhor.

Në fjalimin e tij, deputeti Bexheti theksoi rëndësinë historike të vendbanimeve si Radusha, që gjithmonë kanë qëndruar në krah të drejtësisë dhe çështjes kombëtare. Ai prezantoi pikat kryesore të programit 4-vjeçar, që synon zhvillimin e komunës, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

“Zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm zgjedhje — ato janë një referendum kombëtar për bashkim, dinjitet dhe zhvillim. Radusha foli qartë: shqiptarët janë të bashkuar për të ardhmen, për vlerat dhe për bashkimin kombëtar,” u shpreh Bexheti.

Takimi në Radushë shënon një tjetër moment të rëndësishëm në fushatën e Frontit Europian, që po merr mbështetje të gjerë në të gjitha vendbanimet shqiptare.

Banner

Related posts

Mexhiti prezanton qëndrimet e RMV-së për ndryshimet klimatike

Gjyla Halili

Arbër Ademi nga Sellca: Tetovës nuk i duhet një kryetar që para dite të uron xhumanë pas dite të vjedh e të shet tokën

Gjyla Halili

Besnik Berisha është kryetar i ri i Odës së Avokatëve të Kosovës

Gjyla Halili