AKTUALE

Ali Ahmeti nga Gostivari: Në Pranverë shkojmë detyrimisht në Zgjedhje të Jashtëzakonshme

Ali Ahmeti nga Gostivari: Në Pranverë shkojmë detyrimisht në Zgjedhje të Jashtëzakonshme (VIDEO)
Ali Ahmeti nga Gostivari: Në Pranverë shkojmë detyrimisht në Zgjedhje të Jashtëzakonshme (VIDEO)
Ndryshimi i fundit 22:33 12 Tetor, 2025
Në një tubim të madh qytetar të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gostivarit, lideri historik shqiptar, z. Ali Ahmeti, bëri thirrje për unitet kombëtar, mobilizim elektoral dhe reflektim të thellë për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tubimi ishte pjesë e organizimeve të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike dhe qytetarë të shumtë, njofton TS.

“Proceset duhet t’i çojmë përpara. Ne jemi për paqe, për stabilitet, për Europë, për një Ballkan pa kufij. Popujt duhet të jetojnë të lirë. Ne nuk duam të na përsëritet e kaluara, sepse e kaluara është e dhimbshme,” u shpreh Ahmeti, duke nënvizuar rëndësinë e paqes dhe progresit rajonal.

Në fjalimin e tij, ai theksoi nevojën për unitet politik dhe zgjuarsi strategjike përballë sfidave që, sipas tij, rrezikojnë arritjet kombëtare të dekadave të fundit.

Ahmeti u ndal veçanërisht në rolin që duhet të luajë vota e qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se “mobilizimi me votë kombëtare është detyrë”. Ai shtoi se duhet ndjekur një politikë konstruktive, e cila respekton interesin e qytetarëve dhe integritetin e shtetit.

“Zoti Taravari, në pranverë, do të na çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të zhvillohen në frymën e legjitimitetit dhe të krenarisë kombëtare,” tha Ahmeti, duke shprehur mbështetje të qartë për figurën e Arben Taravarit dhe projektin politik që përfaqëson.

Duke paralajmëruar një sezon të ngjeshur politik në nëntor, Ahmeti tha se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë thjesht lokale, por kombëtare në rëndësi dhe përmbajtje.

“Organizohuni, mobilizohuni – në çdo lagje, në çdo cep – roshë e qoshe!” ishte thirrja drejtuar qytetarëve dhe strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim.

Në fund të fjalimit, Ali Ahmeti falënderoi deputetët dhe funksionarët e kësaj aleance, duke uruar sukses për të gjithë ata që janë në shërbim të çështjes kombëtare dhe integrimit europian të vendit.

Related posts

“Ndërto të ardhmen në shtëpi- Ndalo Migrimin”

Gjyla Halili

Taravari me deputetët e Vetëvendosjes: Ndryshimi VLEN!

Gjyla Halili

Akademi solemne me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, nën patronatin e Siljana-Davkovës

Gjyla Halili