AKTUALE

“Xherma i jep zemër fitores – Bajram Rexhepi pritet me entuziazëm!”

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një vizitë në shtabin zgjedhor të fshatit Xhermë, ku është pritur me entuziazëm nga banorët dhe aktivistët lokalë.

Gjatë takimit, Bajram Rexhepi falënderoi qytetarët e Xhermës për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rolin e tyre historik në çdo proces politik.

“Xherma ka qenë gjithmonë zemra dhe bastioni i forcës sonë politike. Kjo mbështetje është garanci e fuqishme për fitoren tonë më 19 tetor. Ne do të punojmë me përkushtim për një Tetovë më të zhvilluar dhe për një qeverisje që u shërben të gjithë qytetarëve,” – deklaroi Bajram Rexhepi.

Banorët e fshatit Xhermë shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim, duke theksuar nevojën për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunë.

Vizita në Xhermë është pjesë e takimeve të Bajram Rexhepit me qytetarët në të gjitha vendbanimet e Komunës së Tetovës, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit 2025.

Banner

Related posts

“Perandoria”: Mitrovskit iu shqiptua dënim me kusht, duhet të paguajë edhe dëmshpërblim prej 1,5 milionë eurosh në Buxhet

admin

LPK E GJILANIT, PAS LUFTËS SË UÇK-SË, ISHTE MË AKTIVJA NË TËRË KOSOVËN

admin

KONGRESI AMERIKAN RIKTHEU BALLKANIN PERËNDIMOR NË QENDËR TË VËMENDJES!

Gjyla Halili