AKTUALE

Blerand Ramadani: Çashka, zëri i qytetarëve që kërkojnë dinjitet, barazi dhe zhvillim të vërtetë!

Në një takim frymëzues me qytetarët e Çashkës, kanditati për komunën e Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerand Ramadani, theksoi mesazhin e qartë që po vjen nga terreni, qytetarët kërkojnë dinjitet, barazi dhe zhvillim të vërtetë.

“Çashka sot foli me zë të lartë, është zëri i njerëzve që nuk kërkojnë favore, por kërkojnë drejtësi, punë të ndershme dhe trajtim të barabartë”, deklaroi Ramadani, duke shtuar se këto zgjedhje nuk janë vetëm lokale, por vendimtare për drejtimin demokratik të shtetit.

Ai theksoi se shqiptarët e kësaj ane janë shembull i atdhedashurisë dhe sakrificës, duke i cilësuar si forca që do ta ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj qeverisjes lokale.

Suat Shaqiri, kandidati për kryetar komune në Çashkë nga Aleanca Kombëtare për Integrim, u prezantua si njeriu i besimit dhe i vizionit të ri për një komunë që ngrihet mbi drejtësinë, punën dhe respektin për çdo qytetar.

“Është momenti që barazia të mos mbetet vetëm në letra, por të bëhet realitet i prekshëm për të gjithë”, përfundoi Ramadani, duke bërë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje aktive më 19 tetor.

Banner

Related posts

Aleanca për Shqiptarët ndërpret anëtarësinë e Muhsin Arifit

Gjyla Halili

VLEN: Pyesim publikisht nëse janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro për kazino dhe lojëra fati në mandatin e Grubit si zv/kryeministër?

Gjyla Halili

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

Gjyla Halili