AKTUALE

“Jo nënshtrimit, po dinjitetit!” – Bajram Rexhepi: Nga Poroj fillon ndryshimi për Tetovën

Banner

Sonte, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, vizitoi shtabin zgjedhor në Poroj, ku u takua me banorët dhe aktivistët e këtij fshati me traditë të gjatë qëndrese dhe dinjiteti kombëtar.Në atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, Rexhepi bashkë me ekipin e tij diskutuan për mobilizimin e madh që e pret subjekti dhe qytetarët në rrugën drejt fitores së 19 tetorit.“Poroji gjithmonë ka ditur t’i thotë JO nënshtrimit dhe PO dinjitetit e qëndresës shqiptare. Pikërisht nga këtu, nga zemra e Poroit, do të nisë kthimi i dinjitetit për Tetovën dhe për çdo tetovar që beson në ndryshim të ndershëm,” deklaroi Bajram Rexhepi gjatë takimit me qytetarët.Ai shtoi se fushata e Aleancës Kombëtare për Integrim po zhvillohet me intensitet të lartë në çdo lagje dhe fshat të Tetovës, duke dëshmuar përkrahjen e gjerë të qytetarëve që duan një qeverisje të pastër, të drejtë dhe transparente.“Kjo nuk është vetëm një garë politike, por një betejë për dinjitetin, për zhvillimin dhe për të ardhmen e Tetovës. Ne nuk luftojmë për pushtet, por për t’i kthyer njerëzve besimin se politika mund të jetë e ndershme dhe në shërbim të qytetarëve,” theksoi Rexhepi.Në fund të takimit, aktivistët dhe banorët e Poroit shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Bajram Rexhepit dhe programin e Aleancës Kombëtare për Integrim, duke u zotuar për mobilizim maksimal deri në ditën e votimit, më 19 tetor.

Banner

Related posts

Shefi i UNRWA-së: Fëmijët po vdesin nga uria në Gaza

Gjyla Halili

ZYRTARE/ Shqipëria i shkarkoi Santosin, Polonia prezanton trajnerin e ri

admin

Agron Dedivanaj: U siguruan fondet e mjaftueshme për shtatoren e Skënderbeut në Tuz

Gjyla Halili