AKTUALE

Bajram Rexhepi: Në lagjen Migjeni sonte vendosëm vulën e fitores!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën, Bajram Rexhepi, zhvilloi sonte një takim me qytetarët në lagjen Migjeni, ku u prit me entuziazëm dhe energji pozitive nga banorët e zonës.

Në një atmosferë të mbushur me optimizëm dhe mobilizim, Rexhepi tha se në Migjen është vendosur simbolikisht “vula e fitores” për zgjedhjet e 19 tetorit.

Energji, entuziazëm dhe besim që ndihen në çdo fytyrë. Nga zemra e Tetovës po vjen e ardhmja dhe shpresa e qytetit,” deklaroi Rexhepi.

Ai falënderoi të gjithë përkrahësit për mbështetjen e fuqishme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me këtë frymë të bashkimit dhe vendosmërisë deri në ditën e votimit.

Banner

Related posts

Debat “Propozime për revizion të dispozitave ligjore për mbrojtjen e pluralizmit dhe diversitetit të shërbimeve mediatike audiovizuele”

Gjyla Halili

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të votojë për Qeverinë teknike

Gjyla Halili

Vjollca Baftiu Zylbehari: Bashkëudhëtare ndër vite e manifestimit tradicional “Mirë se erdhe, Ja Eesuallah”

Gjyla Halili