Shqiptarët me të drejtë vote në Maqedoni të Veriut, duhet të votojnë kundër Hristijan Mickoskit!
Shqiptarët duhet të votojnë kundër tij, sepse Hristijani prej kur ishte Sekretar Gjeneral i VMRO-s, edhe kur u bë Kryetar i VMRO-s, por edhe tash që është Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, me shumë veprime të tij, ka dhënë prova se nuk i nderon dhe nuk i rrespekton shqiptarët, as të zgjedhurit e tyre, prandaj vota shqiptare duhet të jetë kundër platformës së tij politiko-shtetërore vëmëroiste, sepse vota kundër, nënkupton stabilitet afatgjatë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!
Garancion për votën e drejtë shqiptare kundër platformës antishqiptare të Kryetarit të VMRO-së e Kryeministrit të Maqedonisë të Veriut Hristijan Mickoskit, është Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Kryetari i BDI-së dhe Lideri i AKI-së, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti!
Vota shqiptare kundër armiqëve të popullit shqiptat dikur, dhe vota shqiptare kundër kundërshtarëve të popullit shqiptar sot, është amanet i të parëve tanë, të vrarë e të masakruar nga armiqt e kombit, është porosi e të parëve tanë që janë burgosur e dënuar, dhe që kan vuajtur me vite të tëra nëpër kazametet e ish-jugosllavisë, është kauzë dhe dëshmi, se po nuk shkoi vota shqiptare në kutitë e armiqve dhe kundërshtarëve të Atdheut të shqipeve, stabiliteti euroatlantik për shqiptarët do të jetë e vetmja rrugë, për ecje dhe prosperitet të përgjithshëm, të njohur dhe të pranuar ndëkombëtarisht!
Vota shqiptare kundër Hristijan Mickoskit është vijë demarkacioni që i ndanë epokat, që i ndanë shqiptarët në origjinal dhe në kopje të zezë të zhubravitur!
Vota kundër Hristijan Mickoskit është votë për Gjuhën Shqipe, është votë për Flamurin Kombëtar Shqiptar, është votë pro UÇK-së, është pro euroatlantike, është votë progresive gjithëshqiptare!
Vota shqiptare kundër Hristijan Mickoskit, është dhe duhet të jetë mision gjithëshqiptar!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Shtator 2025!